Nancy Pelosi shkon me një deklaratë, menjëherë pas mbërritjes në Tajvan

Nancy Pelosi shkon me një deklaratë, menjëherë pas mbërritjes në Tajvan

Nancy Pelosi dhe anëtarët e një delegacioni të Kongresit amerikan kanë lëshuar një deklaratë, menjëherë pas mbërritjes në Tajvan.

Kjo vizitë është vizita e parë zyrtare në Tajvan nga një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në 25 vjet.

“Vizita e delegacionit tonë të Kongresit në Tajvan nderon angazhimin e palëkundur të Amerikës për të mbështetur demokracinë e gjallë të Tajvanit”, citohet të jetë thënë në fillim të deklaratës, përcjell Telegrafi.

“Vizita jonë është pjesë e udhëtimit tonë më të gjerë në Indo-Paqësor – duke përfshirë Singaporin, Malajzinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë – të fokusuar në sigurinë reciproke, partneritetin ekonomik dhe qeverisjen demokratike. Diskutimet tona me udhëheqjen e Tajvanit do të përqendrohen në riafirmimin e mbështetjes sonë për partnerin tonë dhe në promovimin e interesave tona të përbashkëta, duke përfshirë avancimin e një rajoni të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor. Solidariteti i Amerikës me 23 milionë banorët e Tajvanit është më i rëndësishëm sot se kurrë, pasi bota përballet me një zgjedhje midis autokracisë dhe demokracisë”, citohet të ketë thënë ndër tjerash deklarata.

Vizita e saj vjen pavarësisht paralajmërimeve nga Kina, e cila madje po të martën ka angazhuar disa aeroplanë të cilët fluturuan afër “vijës” që ndan ngushticën e Tajvanit. /Telegrafi/