Nancy Pelosi do të vizitojë Armeninë gjatë fundjavës

Nancy Pelosi do të vizitojë Armeninë gjatë fundjavës

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, konfirmoi më 16 shtator se do të vizitojë Armeninë gjatë fundjavës.

Vizita e saj vjen pas luftimeve të ashpra midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilat lënë më shumë se 200 persona të vdekur.

Ministria armene e Mbrojtjes, tha më 16 shtator se armëpushimi me Azerbajxhanin, duket se po zbatohet dhe se “situata nuk ka ndryshuar” në kufi.

Duke folur për gazetarët në Berlin, ajo tha se do të udhëtonte më 17 shtator atje, me një delegacion që përfshinë edhe një ligjvënës amerikan me origjinë armene.

Pelosi tha se udhëtimi ishte planifikuar para përshkallëzimit të fundit të dhunës në kufirin mes dy vendeve dhe se ishte me ftesë të armenëve. /rel/