Nadal kalon në raundin e katërt në Wimbledon, eliminohet Tsitsipas

Nadal kalon në raundin e katërt në Wimbledon, eliminohet Tsitsipas

Tenisti numër 2 i botës për meshkuj, Rafael Nadal, kaloi në raundin e katërt në Wimbledon, por i katërti në renditjen botërore, Stefanos Tsitsipas nga Greqia, u eliminua, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nadal, i cili ka 22 kampionate Grand Slam, mundi italianin Lorenzo Sonego me 6-1, 6-2, 6-4, për të arritur në raundin e katërt të Grand Slam-it të tretë të këtij viti.

Spanjolli 36-vjeçari do të përballet më pas me holandezin Botic van de Zandschulp.

Ndërkohë, Tsitsipas u mund nga australiani Nick Kyrgios.

I renditur i 40-ti, Kyrgios mundi Tsitsipasin me 6-7 (2-7), 6-4, 6-3, 7-6 (9-7).

Kyrgios në raundin tjetër do të luajë me amerikanin Brandon Nakashima.