` . Mustafa: Jam pranë shërimit, kisha panik dhe vështirësi në frymëmarrje! - TV SHENJA

Mustafa: Jam pranë shërimit, kisha panik dhe vështirësi në frymëmarrje!

Valdrin Mustafa ishte futbollisti i parë me origjinë shqiptare që u prek nga Covid-19. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, futbollisti i Hannover 96 ka folur për gjëndjen e tij shëndetësore gjatë këtyre ditëve duke nënvizuar se është mirë dhe është shumë pranë shërimit të plotë.

“Jam shumë mirë por kam vetëm dhimbje koke. Nuk ndjej shije dhe aromë të ushqimit aspak. Kisha shumë dhimbje fyti dhe gjoksi por kisha vështirësi edhe në frymëmarrje. Jam në ditën e 10 dhe nesër kam testin e fundit. Shpresoj ta kaloj me negativ sepse nëse del pozitiv, do të rri 24 ditë. Normalisht është 14 ditë”.

Reagimi i parë? E gjithë bota po flet për koronavirusin. Bëja shaka por kisha panik. Kur vija në familje, mendoja të dilja por dola pozitiv megjithatë falë Zotit jam mirë. Jam 24 orë në kontakt me mjekët dhe më pyesin nëse kam temperaturë dhe për momentin jam shumë mirë. Jetoj vetëm në Hannover por për momentin jam me familjen në Saarbrucken.

Skuadra? Ishte edhe një shoku i ngushtë i imi dhe ka dalë pozitiv. Të gjithë te tjerët janë negativë. Mjeku na ka thënë të rrimë në shtëpi, te flemë shumë dhe të pimë çaj e vitamina. Isha shumë i lodhur por kisha edhe net qe nuk flija dot nga dhimbja e kokës. Për momentin jam mirë dhe kjo është kryesorja”, tregoi Mustafa.