Muri me Meksikën, Trump i drejtohet kombit amerikan për të vendosur

Muri me Meksikën, Trump i drejtohet kombit amerikan për të vendosur

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë me dije se do t’i drejtohet kombit amerikan në lidhje me situatën në kufirin me Meksikën.

Në një postim në Twitter, Trump ka deklaruar se do t’i drejtohet kombit këtë të martë në orën 21:00 përpara se të marrë një vendim në lidhje me krizën e emigrantëve.

“Jam i lumtur t’ju informoj se do t’i drejtohem kombit mbi krizën humanitare dhe të sigurisë kombëtare në kufirin ton jugor. Të martën në mbrëmje në 21:00”

Presidenti amerikan prej disa ditësh ka nisur një përplasje me demokratët në lidhje me këtë çështje.

Trump ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga premtimi I tij për ndërtimin e murit në kufirin Meksikan. Kërkesë kjo që nuk është mirëpritur nga demokratët dhe që ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të administratës federale.