Mundësitë e shfrytëzimit të fondeve IPARD në bujqësi (Video)

Mundësitë e shfrytëzimit të fondeve IPARD në bujqësi (Video)

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në bashkëpunim me Agjencinë për përkrahje financiare në bujqësi dhe në viset rurale, para komunitetit të biznesit prezantuan mundësitë dhe mënyrat se si t’i shfrytëzojnë mjetet financiare të fondeve IPARD. Siç bëri të ditur drejtori i Agjencisë, Nikollçe Babovski, në dispozicion janë 25 milion euro për t’u shfrytëzuar. Ndërkaq, ai njoftoi se ka interesim shumë të madh nga ana e kompanive dhe kjo sipas tij është pozitive, pasi sa më shumë aplikime aq më shumë  ka efikasitet.

Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë  “Për ne si Agjenci është shumë e rëndësishme që të ketë aplikime të mira, me çka do të mund që t’i përdoim mjetet që i kemi në dispozicion në program për periudhën 2014-2020. Përmes këtyre aplikimeve, në duam të përdorim një akumulim sa më të madh nga fondet evropiane, që ata të arrijnë deri tek biznesmenët tanë dhe me atë do të përmirsohet edhe gjendja e tyre financiare, pra ato para do të arrijnë tek arka e tyre dhe poashtu do të arrijnë edhe tek arkat e shtetit përmes kontributeve të caktuara”.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha, u shpreh se kjo është një mundësi shumë e mirë për kompanitë, të cilën nuk duhet që ta lëshojnë, pasi sipas tij shumë lehtë mund të arritijnë deri tek mjetet finansiare.  Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së  “Apeloj deri tek kompanitë që të mos hezitojnë të drejtohen në Odën Ekonomike, në mënyrë që këto mjete t’i shfrytëzojnë në mënyrë sa më të shpejtë dhe të arrijnë qëllimet e tyre, në zhvillimin e kompanive të tyre”. Ata thonë se projekti është në fazë të fundit, me çka ka mbetur edhe pak kohë për aplikime. Emine Ismaili /SHENJA/