Muharem Bajrami rinovon me Makedonija Gjorçe Petrovin

Muharem Bajrami rinovon me Makedonija Gjorçe Petrovin

Trajneri Muharem Bajrami ka rinovuar kontratën me skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrovin. Tekniku nga Çairi ka zgjatur bashkëpunimin me ekipin nga lagja “Gjorçe Petrov” deri në vitin 2024. Bajrami mori drejtimin e kësaj skuadre në tetor të vitit të kaluar, duke udhëhequr me sukses deri në fund të sezonit, ku ishin në garë për vendin e tretë në kampionat, ndërsa fituan trofeun e Kupës së Maqedonisë, pasi në finale mposhtën Sileksin. Ky ishte një sukses i madh për Mukin dhe kjo si duket iu shpërblye nga drejtuesit e klubit, duke ia zgjatur kontratën edhe për dy vite. Muharem Bajrami me Makedonija Gjorçe Petrovin do të luajnë këtë verë në garat e Ligës së Konferencës, aty ku garat do ti nisin nga xhiroja e dytë e eliminatoreve të këtij kompeticioni. /SHENJA/