Muharem Bajrami me fëmijët e tij në tribunat e Çairit (FOTO)

Muharem Bajrami me fëmijët e tij në tribunat e Çairit (FOTO)

Mesdita e kësaj të mërkurë solli katër ndeshje në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut në kuadër të xhiros së 12-të. Shkupi në Çair u përballë me Tikveshin në të cilën sfidë, kampionët në fuqi morën fitore me rezultat 4:2.

Në mesin e shumë spektatorëve në stadium, i pranishëm ishte edhe një ndjekës i veçant që u pa në tribunat e stadiumit të Çairit. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i po kësaj skuadre, Shkupit, Muharem Bajrami. Ky i fundit në situatë kur me ekipin e tij Makedonija Gjorçe Petrov ishin të lirë në këtë xhiro, kishte vendosur që ta shfrytëzojë momentin që me fëmijët e tij të shikojnë ndeshjen Shkupi – Tikveshi.

Kjo ndeshje gjithashtu i ka hyrë në punë Mukit edhe për të analizuar nga afër Shkupin, pasi në xhiron e ardhshme Makedonija Gjorçe Petrovi do të përballet me skuadrën nga Çairi.