MUHAMED USEINI FIRMOS ME PRISHTINËN

MUHAMED USEINI FIRMOS ME PRISHTINËN

Futbollisti nga Tetova, Muhamed Useini do të vazhdojë të mbetet pjesë e kampionatit të Kosovës, por sezonin e ri do të luajë për Prishtinën. 33 vjeçari ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën e Ismet Munishit dhe është prezantuar nga ana e klubit. “Për mua do të thotë nder, kënaqësi dhe privilegj të aktivizohem për një klub të madh si Prishtina. Synimet janë që të komponohemi sa më shpejtë dhe të luajmë një futboll të bukur dhe ndeshje pas ndeshje t’i arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Useini pas firmës me Prishtinën. Tetovari tre vitet e fundit luajti për Gjilanin, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Shkëndijës, Rabotniçkit, Renovës dhe Flamurtarit të Vlorës.