` . MUHAMED THAÇI, TRAJNERI I VITIT NË GJEORGJI - TV SHENJA

MUHAMED THAÇI, TRAJNERI I VITIT NË GJEORGJI

Muhamed Thaçi është shpallur trajner i vitit në elitën e basketbollit të Gjeorgjisë. Tekniku nga Shkupi është vlerësuar trajneri më i mirë në basketbollin gjeorgjian nga uebfaqja e specializuar për basketboll “Euro Basket”, me Thaçin që regjistroi sukses të madh me ekipin e Dinamo Tbilisit, duke përfunduar në vendin e tretë, pasi u eliminua në gjysmëfinalen e plej-ofit. Ky ishte një sukses i madh për Thaçin dhe Dinamo Tbilisin, pasi në 20 vitet e fundit nuk kishte ndodhur që në basketbollin e Gjeorgjisë një skuadër nga pozita e 7-të, të arrijë deri në gjysmëfinale.