` . Muhamed Thaçi me Dinamo Tbilisin i bronztë në Gjeorgji - TV SHENJA

Muhamed Thaçi me Dinamo Tbilisin i bronztë në Gjeorgji

Trajneri shkupjan, Muhamed Thaçi ka bërë një tjetër sukses historik duke e mbyllur sezonin në vendin e tretë me skuadrën e tij Dinamo Tbilisin në elitën e basketbollit të Gjeorgjisë. Dinamo e udhëhequr nga Thaçi arriti të triumfojë në ndeshjen për vendin e tretë të luajtur ndaj rivalit lokal Kaktus Tbilisi, duke regjistruar fitore me shifrat 89:95. Bulashvili me 28 pikë dhe Darbaidzhe me 22 pikë tjera ishin më të mirët në triumfin e Dinamo Tbilisit. Kujtojmë se Dinamo Tbilisi u eliminua në gjysmëfinale, për të cilën ishte një arritje e madhe dhe historike, pasi në 20 vitet e fundit në basketbollin gjeorgjian nuk kishte ndodhur që një skuadër nga pozita e 7 e renditjes, të arrijë deri në fazën e gjysmëfinales. Me mbylljen e sezonit në vendin e tretë, ka nisur interesimi i klubeve tjera për Muhamed Thaçin, ndërsa mbetet të shihet në vijim nëse Muja do të vazhdojë të qëndrojë te Dinamo Tbilisi apo do të ndërrojë ambient.