` . Muamed Sejdini uron besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit - TV SHENJA

Muamed Sejdini uron besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit

Besimtarët mysliman nga nesër nisin agjërimin në muajin e Ramazanit. Për këtë muaj të veçantδ të besimtarëve të fesë islame, nuk ka munguar as urimi i presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

Postimi i plotë i Muamed Sejdinit:

Të gjithë besimtarëve të fesë Islame ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sot fillon muaji i qetësisë dhe pastrimit shpirtërorë, muaji i shpëtimit dhe i mirësive, muaji i mëshirës dhe faljes së gabimeve, muaji i pranimit të lutjeve dhe paqes fillon sot!

I mbarë dhe i lehtë qoftë agjërimi për gjithë besimtarët myslimanë!