MPJ: Nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi serb në Kosovë

MPJ: Nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi serb në Kosovë

Ka përfunduar e qetë protesta e qytetarëve në Gjakovë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në kishën ortodokse.

Policia, konfirmoi se ata nuk do të vijnë.

Po për këtë çështje, ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Jetlir Zyberaj, që është këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për t’i ushtruar ritet fetare, por, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi sot.

“Megjithatë, sa për ta informuar opinionin publik, sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës sepse një një gjë e tillë nuk e ka kërkuar askush nga institucionet e Republikës së Kosovës. Shteti ynë çdoherë do t’ua garantojë të drejtën qytetarëve të zakonshëm sa herë që e kërkojnë një gjë të tillë. Ne i kuptojmë shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë ata që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e pelegrinëve ngase vendi i tyre do të jetë burgu”, ka shkruar ai.

Tutje, ka shkruar se “të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më të tmerrshme që nga Lufta e Dytë Botërore duhet të dalin para drejtësisë”.