MPJ e Maqedonisë kundërshton Rusinë për Marrëveshjen për Emrin (Video)

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka reaguar ndaj kumtesës së MPJ-së Ruse për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, që ditë më parë i quajti ndryshimet si të ndikuara nga jashtë dhe që nuk shprehin vullnetin e popullit. MPJ e Maqedonisë në reagim shkruan se është për keqardhje që Rusia ende merret me procese autentike politike të dy vende fqinje, që kanë për qëllim vetëm zgjidhjen e problemeve, përforcimin e besimit të ndërsjellë dhe krijimin e miqësisë. Sipas MPJ-së së Maqedonisë, edhe Rusia në të ardhmen do ta kuptojë se kjo marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë është në të mirën e dy shteteve dhe gjithë rajonit.

Ministria e Punëve të Jashtme

“Ndryshimet kushtetuese në Parlament, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, duke respektuar procedurën parlamentare dhe Kushtetutën e Maqedonisë, që reflektojnë përcaktimit konsenzual të qytetarëve për antarësim në BE dhe NATO, morën mbështetje pa rezervë nga opinioni ndërkombëtar, si një akt i trimërisë politike, përgjegjësisë dhe lidershipit. Kështu zgjidhet një problem shumëvjeçar bilateral  i cili i ngarkonte marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë”

Ministria e Punëve të Jashtme pohon se kjo marrëveshje, jo vetëm që nuk cenon ndonjë palë të tretë në proces, por shërben për stabilitetin rajonal, miqësinë dhe bashkëpunimin, që është një model pozitiv për shtetet e tjera kur të qëndrojnë para problemeve të tilla.

Ministria e Punëve të Jashtme

“MPJ është e bindur se në të ardhmen, do të vërtetohet korrektësia e kësaj qasjeje që paraqet vizion politik dhe liderpship. Por dëshmon edhe përfitimet për stabilitet rajonal dhe prosperitet të cilat do të vlerësohen dhe pranohen nga të gjitha palët, përfshirë edhe shtetin mik Rusinë”

Tre ditë pas votimit në Parlament të ndryshimeve Kushtetuese, Ministria e Jashtme Ruse shkroi një reagim publik në të cilin e quante procesin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, si ridefinim artificial, i cili ka për qëllim vetëm hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE. Por MPJ Ruse e pati quajtur këtë proces edhe si antiligjor dhe në kundërshtim me vullnetin e popullit i cili nuk i dha mbështetje Marrëveshjes në Referendum.

E para që reagoi ishte Greqia e cila tha se Marrëveshja e Prespës që nga nënshkrimi kontribuon për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe është gjithashtu një model i njohur ndërkombëtarisht për zgjidhjen e dallimeve midis dy shteteve të pavarura sovrane, nën patronazhin e OKB-së, pa ndërhyrjen e palëve të treta.

Greqia sikurse Maqedonia, i bëri thirrje Rusisë që të respektojë frymën dhe përmbajtjen e marrëveshjes por edhe guximin për të arritur zgjidhje për një çështje veçanërisht të vështirë duke mbrojtur edhe interesat kombëtare të shteteve.

MPJ i pati sygjeruar  Rusisë që tani e tutje, të hpreh gjithashtu besimin se Rusia do të “respektojë ndjeshmërinë e popullit grek në lidhje me përdorimin e emrit Maqedoni” dhe tani e tutje të përdorë “emrin e ri kushtetues,  apo Maqedonia e Veriut”. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/