MPB: Në mënyrë kategorike i hedhim poshtë të pavërtetat të plasuara nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Çulevit

MPB: Në mënyrë kategorike i hedhim poshtë të pavërtetat të plasuara nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Çulevit

Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë kategorike i hedh poshtë të pavërtetat të plasuara në konferencën e sotme për shtyp nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe nga ana e Naqe Çulevit dhe u bënë ftesë të tregojë për numrin e aktit të arkivit me të cilin pohojnë se e kanë paraqitur protestën, me kinse marshutë të njohur të lëvizjes dhe pikat e ndalesës. Një paraqitje e tillë në MPB nuk ekziston.
Në pajtim me nenin 3 të Ligjit për tubime publike, njoftimi parashtrohet në njësitin rajonal të MPB-së në rajonin ku mbahet tubimi publik dhe në të është shënuar organizatori i protestës me të gjitha masat e ndërmarra në lidhje me organizimin pa pengesa të protestës. Por, një dokument i tillë me numër arkivi nuk ka, për arsye se një i këtillë nuk ekziston.
Ish ministri i Punëve të Brendshme saktë e di se në pajtim me ligjin, organizatori i cili e ka paraqitur protestën mund të mbajë edhe përgjegjësi për aktivitetet të cilat ndodhin në të njëjtën.
Plani operativ i MPB-së me masa dhe aktivitete është përpiluar në pajtim me të dhënat operative të policisë, dhe jo me dezinformatat të cilat u thanë për protestë të paraqitur dhe falë këtij plani, me reagim të shpejtë të policisë janë shmangur incidente më të mëdha, kurse deri më tani janë arrestuar 20 persona, prej të cilëve për 12 persona tani më janë parashtruar kallëzime penale.