MPB me kontrolle ndaj automjeteve që transportojnë nxënësit

MPB me kontrolle ndaj automjeteve që transportojnë nxënësit

Ministria e Brendshme sot nga ora 06:00 deri 10:00 ka zhvilluar aksion kontrollues të mjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi.

Gjatë kontrollit janë konstatuar 24 kundërvajtje në trafik. Prej tyre, tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, një masë për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, një sanksion për drejtim të automjetit pa leje drejtimi, 18 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thonë nga MPB.