MPB: Janë sanksionuar 135 vozitës në Shkup, 11 pa patent shofer

MPB: Janë sanksionuar 135 vozitës në Shkup, 11 pa patent shofer

Në territorin e Qytetit të Shkupit, dje janë shqiptuar gjithsej 135 masa, mes të cilave për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar tetë sanksione, 11 masa për drejtim automjeti pa patent shofer, pesë sanksione për kundërvajtje që i bëjnë drejtuesit e motoçikletave, tre masa për drejtim automjeti nën ndikim të alkoolit, kumtoi MPB.

Janë shqiptuar 11 masa për automjete të paregjistruara, dy sanksione për drejtues automjeti fillestar, 10 sanksione për përdorim të telefonit celular, tre masa për kalim në sinjal të mbyllur (dritë e kuqe)…

Aksionet e përforcuara vazhdojnë.