` . MPB: Janë regjistruar 466 shkelje për mosmbajtje të maskës - TV SHENJA

MPB: Janë regjistruar 466 shkelje për mosmbajtje të maskës

MPB-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundi, në tërë territorin e vendit janë regjistruar 466 shkelje për mosmbajtje të maskës.

“Gjatë mbrëmjes së kaluar (09/10.08.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sa i takon mos mbajtjes së pajisjeve mbrojtëse, janë regjistruar 466 shkelje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për tu mbrojtur nga Covid-19.