MPB: Bllokimi i autostradave është kundër ligjit

MPB: Bllokimi i autostradave është kundër ligjit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se bllokimi i autostradave dhe rrugëve kryesore është kundër ligjit. Nga MPB thonë së se mbledhjet publike, sipas ligjit, nuk mund të mbahen në vendet ku rrezikohet qarkullimi rrugor.

“Në bazë të nenit 2a të ligjit :Mbledhja Publike me qëllim të shprehjes paqësore të mendimit ose protestës mund të mbahen në çdo vend të përshtatshëm përveç në objektet shëndetësore, në kopshte apo shkolla, në autostrada dhe rrugë kryesore. Organizuesit e protestave janë të detyruar të ndalojnë mbajtjen e mbledhjes publike, nëse rrezikohet jeta, shëndeti, siguria, siguria personale e njerëzve dhe pronës” Nga MPB gjithashtu shtojnë se do të ndalojnë mbajtjen e tubimeve publike në rast se mbajtja e tij është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare që parashikojnë detyrimin për mbarëvajtjen e trafikut. Ministra e Brendshme apelon deri tek qytetarët që të respektojë ligjet të ruaj rendin, qetësin dhe sigurinë e vendit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell SHENJA.