MPB: Arrestohet personi me pistoletë

MPB: Arrestohet personi me pistoletë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili është parë me armë zjarri në sheshin Skënderbeu, për të cilin lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kishte thënë se ai, “është personi i cili është dashur ta vrasë atë”.
MPB kanë thënë se për momentin nuk kanë informacione shtesë për rastin.
Ndryshe sipas informacioneve personi që shihet me armë zjarri është Isuf Koka, i cili është pronar i dy dyqaneve në sheshin Skënderbeu.