MPB: Arrestohen 5 persona pasi kanë hedhur mjete të forta në drejtim të Kuvendit

MPB: Arrestohen 5 persona pasi kanë hedhur mjete të forta në drejtim të Kuvendit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në deri në orën 16:30 janë arrestuar 5 persona të cilët sot kanë gjuajtur me mjete të forca drejt Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Janë arrestuar C.N(44) nga Shkupi, D.K (41) nga Shkupi, A.S(39) nga fshati Bardovci, M.S (26) nga Shkupi dhe B.C (29) nga Konjarja e Poshtme. Pas dokumentimit të rasteve do të bëhen parashtresat përkatëse”, thuhet në kumtesën e MPB-së. /SHENJA/