` . MPB: 27 shkelje të orës policore, 435 gjoba për mosmbajtje të maskës - TV SHENJA

MPB: 27 shkelje të orës policore, 435 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ndalesën për lëvizje nga ora 22:00 (13.04.2021) deri në orën 05:00 (14.04.2021) nuk e kanë respektuar 27 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën për mbajtjen e mbrojtjes në fytyrë, janë regjistruar 435 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën e sotme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.