Mourinho: Jam shumë i ri për të dalë në pension

Jose Mourinho ka deklaruar se ai ende i përket futbollit të lartë dhe se është shumë i ri për të dalë në pension.

Drejtimi i fundit e Mourinhos ishte Manchester United, por që u shkarkua nga klubi anglez dhjetorin e vitit të kaluar pas një serie rezultatesh negative.

Prej ikjes së tij, “Djajtë e Kuq”, nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjear, kanë arritur gjashtë fitore të njëpasnjëshme.

“Unë dua të jem trajner i një tjetër ekipi. Jam shumë i ri për të dalë në pension” tha portugezi legjendar në një intervistë.

“I përkas një futbolli të lartë dhe aty dua të jem”, ka thënë Mourinho.

Pavarësisht nga fakti që u shkarkua nga Manchester United, trajneri portugez mendon se ka bërë një punë të shkëlqyer në atë klub, veçanërisht sezonin e kaluar.

Mourinho ka drejtuar Benfica-n, Uniao de Leiria-n, Porto-n, Chelsea-n, Interin, Real Madrid dhe Manchester United. Me të gjithëse pothuajse ka fituar trofe, por veçon Chelsea, kulmi i tij. /tesheshi.com/