` . Mourinho: Bale do të jetë gati pas pauzës së Kombëtareve - TV SHENJA

Mourinho: Bale do të jetë gati pas pauzës së Kombëtareve

Gareth Bale ishte afrimi i madh në merkato i Tottenham gjatë kësaj vere. Rikthimi i yllit uellsian te Spurs u prit me shumë bujë, por pavarsisht kalendarit të ngjeshur që ka pasur skuadra e Jose Mourinhos gjatë kësaj periudhe Bale ende nuk ka debutuar me Tottenham për shkak të problemeve fizike. Për të zbuluar datën e rikthimit të tij në fushë ka menduar trajneri Jose Mourinho i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes play-off të Europa League ndaj izraelitëve të Maccabi Haifa, ka bërë me dije se uellsiani do të jetë gati pas pauzës së kombëtareve.

“Gareth po punon shumë, është shumë i përqëndruar, shumë profesionist, shumë i lumtur, por nuk është ende gati për të luajtur. Besoj se pas ndërprerjes së futbollit për shkak të kombëtareve, Bale do të jetë gati. Shpresojmë shumë që gjatë kësaj periudhe, Bale t’i lërë pas problemet fizike dhe të rikthehet të jetë i gatshëm, pasi të gjithë duam që ta shikojmë sa më shpejt në fushën e lojës”, u shpreh trajneri portugez i Tottenham.