Moti i keq në Itali, shtatë të vdekur dhe tre të zhdukur nga përmbytjet masive

Moti i keq në Itali, shtatë të vdekur dhe tre të zhdukur nga përmbytjet masive

Moti i keq ka gjunjëzuar provincën e Marche-n, në Itali duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Deri më tani raportohet për shtatë persona të vdekur dhe tre të zhdukur në provincën e Ankonës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Katër viktima janë raportuar në Ostra, një në Senigallia, një në Trecastelli dhe një në Barbara, ku ende rezultojnë të zhdukur tre persona (duke përfshirë një fëmijë).

Bashkia e Cantiano, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos, përjetoi përmbytje masive ditën e djeshme ku rrugët u shndërruan në përrenj që tërhiqnin zvarrë makinat.

Mes të zhdukurve është edhe një djalë 8-vjeçar. Djali i vogël ndodhej me nënën e tij në makinën e cila u bllokua nga uji.

Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin e të qëndrojnë në shtëpi