Mot kryesisht i kthjellët por i ftohtë

Sot po mban mot kryesisht i kthjellët por i ftohtë. Gjithashtu do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe mundësi për reshje të borës në pjesën veriperëndimore të vendit.

Temperaturat e mëngjesit lëvizin prej -9 deri në -3, ndërsa gjatë ditës pritet të jenë në interval prej -3 deri në 4 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ftohtë dhe me reshje të dobëta të borës në pjesën perëndimore të vendit.