Mot i vranët, temperatura prej -8 deri 1 gradë celsius

Në mëngjes sot po mban mot i vranët. Parashikohet që në pjesën perëndimore të vendit të ketë vranësira më të dendura të shoqëruara me reshje të dobëta të borës. Pritet të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura gjatë ditës pritet të lëviz prej -8 deri 1 gradë celsius. /SHENJA/