` . “Mos më qëlloni ju lutem”, publikohen pamje të reja të rastit George Floyd – detajet tregojnë se si nisi gjithçka (VIDEO) - TV SHENJA

“Mos më qëlloni ju lutem”, publikohen pamje të reja të rastit George Floyd – detajet tregojnë se si nisi gjithçka (VIDEO)

Pamje të reja të rastit të George Floyd janë publikuar së fundmi në mediet e huaja, teksa në detaje shihet se si nisi ngjarja e afro-amerikanit, e cila ngjalli protesta të shumta në shumë vende të botës.

Videoja fillon me ardhjen e policisë në vendin e ngjarjes, ndërsa Floyd në ato momente gjendej brenda makinës, transmeton Telegrafi.

“Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, Floyd i drejtohet policit duke qarë.

Në ato momente, oficeri ia kishte drejtuar armën afro-amerikanit, dhe i tha se nuk do e qëllonte.

Floyd i rezistoi arrestimit, ndërsa policia u detyrua ta vendosë atë në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.

Afro-amerikani ndërroi jetë më 25 maj në Minneapolis të SHBA-së, pasi njëri nga katër oficerët ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërsa ai i thoshte policisë që nuk mund të merrte frymë. Ky moment shihet edhe tek videoja e mëposhtme 18 minutëshe.

Vdekja e George Floyd, pati ngjallur protesta të shumta në shumë vende të botës, pasi demonstruesit u ngritën në këmbë për kauzën e “Black Lives Matter”, të cilët kërkuan reforma ndaj racizmit si dhe naj sjelljes së policisë.