Mjekja kanadeze tentoi ta shpëtonte adoleshenten që vdiq në aksident pa e ditur se ishte vajza e saj

Mjekja kanadeze tentoi ta shpëtonte adoleshenten që vdiq në aksident pa e ditur se ishte vajza e saj

Një mjeke e urgjencës nga Kanada që iu përgjigj një aksidenti rrugor javën e kaluar, trajtoi një adoleshente pa e ditur se ishte vajza e saj.
Kur Jayme Erickson arriti në vendin e ngjarjes në një rrugë të akullt në autostradën Alberta, ajo gjeti adoleshenten me lëndime të rënda të cila Erickson e dinte se me gjasë ishin lëndime vdekjeprurëse. Për shkak të plagëve të rënda të vajzës, Erickson nuk arriti ta njihte atë.

Erickson punoi për afër gjysmë ore për ta larguar vajzën nga automjete dhe qëndroi me të derisa adoleshentja mundi të transportohej në spital, shkroi The Guardian.

Kur arriti në shtëpi pas punës, Erickson u prit nga policia që i thanë se vajza e saj 17-vjeçare, Montana, kishte qenë viktimë e aksidentit. Asaj iu tha se lëndimet ishin shumë të rënda dhe se Montana ishte hequr nga aparaturat që e mbanin në jetë.

“Pacientin në gjendje kritike që e trajtova ishte i gjakut tim. Fëmija im i vetëm. Vajza ime Montana”, tha ajo.

“Jam e tronditur. Jam e thyer. Më ka humbur një pjesë e imja. Jam lënë që t’i mbledh copëzat dhe pritet nga unë që ta vazhdojë jetën”.
Një tjetër mjek urgjence tregoi për vendin e aksidentit, kur vetura me dy adoleshente humbi kontrollin dhe u godit nga një kamion.

Shoferi arriti të largohej nga automjeti, por pasagjeri, Montana, ngeci. Erickson ishte e para që arriti aty. /Kohanet