Mjafton një pjesë ndaj Bournemouth, Chelsea feston pas 72 ditësh

Mjafton një pjesë ndaj Bournemouth, Chelsea feston pas 72 ditësh

Chelsea rigjen fitoren në Premier League pas pesë javësh gjatë së cilave kishte grumbulluar vetëm dy pikë. Skuadra e Graham Potter, mposhti 2-0 Bournemouth në “Stamford Bridge”.

Golat e fitores u shënuan në pjesën e parë. Kai Havertz zhbllokoi takimin në minutën e 16’, ndërkohë që tetë minuta më pas erdhi eurogoli i Mason Mount.

Në fundin e pjesës së parë shënoi edhe Christian Pulisic, por arbitri e anuloi për një faull. Chelsea menaxhoi mirë pjesën e dytë dhe i gëzohet suksesit që mungonte prej 16 tetorit (0-2 përballë Aston Villa).