` . Miratohet në Kuvend, prej dhjetorit paga minimale 14500 denarë - TV-SHENJA

Miratohet në Kuvend, prej dhjetorit paga minimale 14500 denarë

Kuvendi me 59 vota “pro” dhe asnjë “kundër” dhe abstenim, pasdite e miratoi Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogë minimale, me procedurë të shkurtuar. Deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se do ta mbështesin ligjin, por konsiderojnë se kjo është masë populiste para zgjedhjeve dhe se nuk është sqaruar si është arritur deri te shuma prej 14.500 denarëve sepse nuk është deponuar asnjë analizë.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se rritja e rrogës minimale është sukses i vazhdueshëm, pas rritjes së pare që ndodhi nga 9.000 në 12 mijë e 500 denarë. Në pjesën e propozim-ligjit për pagën minimale, janë paraparë edhe gjoba në rast se firmat nuk i përmbahen ligjit. Gjobë prej 300-400 euro do ti shqiptohet firmave të vogla, gjoba prej 500 deri në 600 euro për firmat e mesme dhe gjobë prej 800 deri 1000 euro për firmat e mëdha. Gjoba janë paraparë edhe për drejtuesit e këtyre firmave, që shkojnë nga 150 deri në 400 euro.

Deputetët pasdite në kuadër të seancës sw sotme  me 62 vota “pro” pa abstenim dhe pa asnjë votë kundër e miratuan edhe Propozim-ligjin për subvencionim të kontributeve nga sigurimi i domosdoshëm social për shkak të rritjes së rrogës, me procedurë të shkurtuar. /SHENJA/