Miratohet ligji i ri kundër korrupsionit (VIDEO)

Miratohet ligji i ri kundër korrupsionit (VIDEO)

Me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi miratoi sonte ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Me pranimin e 20 amendamenteve të opozitës, deputetët e shumicës dhe opozitës ishin të një zëri se ky ligj është një bazë e mirë për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit.

Renata Deskovska: Në kuadër të kompetencave të rritur Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do të kryejë kontroll mbi finansimin e partive politike. Ky kontroll do të jetë preventivë në bazë të një plani vjetor, por edhe nëbazë të denoncimeve të paraqitura nga organet e tjera, OJQ-të, nga partitë e tjera politike. Qytetarët kanë të drejtë që në bazë të nenit të përgjithshëm që përmbahet në ligj, të dërgojnë iniciativë deri te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, nëse ajo iniciativë është e bazuar, komisioni me dytyrë zyrtare fillon procedurë për financimin e partive politike.

Opozita më e madhe në vend akuzoi pushtetin se nuk ka pasur vullnet që për 10 muaj të miratojë këtë ligj dhe të formojë komisionin, ndërsa ngriti dyshime vetëm për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve komisionit për parandalimin e korrupsionit.

Ilija Dimovski: Nuk do të na dekurajoni, mos dyshoni në këtë. Përkundrazi, ne duam të ju inkurajojmë juve në procesin e zgjedhjes së komisionit antikorrupsion, të mos ndikoni politikisht përmes shumicës që komisioni antikorrupsion të mund të meret me të gjitha skandalet që ndodhin në Republikën e Maqedonisë në bazë ditore. Ky është qëllimi i komisionit antikorrupsion. Kishte një periudhë të skurtër 2003-2004, ndërsa këto 20 vite nuk kemi pasur një komision aktiv, real kundër korrupsionit.

Me tone më të ashpra dolën deputetët e grupit të pavarur të deputetëve të përjashtuar nga koalicioni i drejtuar nga VMRO-DPMNE të cilët pyetën se si mundën që për dy orë të tejkalojnë të gjitha dallimet që kishin pushteti dhe opozita. Ata kërkuan poashtu transparencë më të madhe në pasurinë e funksionarëve dhe politikanëve. Komisioni për parandalimin e korrupsionit pritet të formohet para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Arben Zeqiri /SHENJA/