Miratohet koncepti bazë i ligjit të pagave

Miratohet koncepti bazë i ligjit të pagave

Qeveria e miratoi Konceptin bazë në Ligjin e pagave,tw propozuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ministria njoftoi se Ligji i përfshin të gjitha 1 346 institucionet e sektorit publik me 132.088 të punësuar të cilët janë të përfshirë me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik. Draft -Ligji i cili i rregullon rregullat sipas të cilave në të ardhmen do të rregullohen pagat në institucionet publike, u punua nga grupi punues i formuar prej përfaqësuesve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Sekretariatit të Përgjithshëm, bashkërisht me ekspert nga SIGMA.

Sipas ministrisë, me ligjin janë të përfshirë edhe të gjithë personat e emëruar dhe zgjedhur si dhe të punësuarit në të gjitha shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore ose në pronësi të njësive të pushtetit lokal.