Miratimi i propozimit francez, reagon Blinken: BE-ja më e fortë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Miratimi i propozimit francez, reagon Blinken: BE-ja më e fortë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë sot nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez.

Blinken u shpreh se një BE me Ballkanin Perëndimor në të, është më e fortë, ndërsa shtoi she SHBA njeh kompromiset që Maqedonisë së Veriut i është dashur të bëjë me miratimin e propozimit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne i njohim kompromiset e vështira të konsideruara në këtë propozim, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase.

Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të punuar në hapat e ardhshëm”, deklaroi Blinken.