Miq jashtë fushe, por çfarë ndodh mes Ramos dhe Messit në ndeshje?

Miq jashtë fushe, por çfarë ndodh mes Ramos dhe Messit në ndeshje?

Paris Saint-Germain ka zhvilluar ndeshjen e parë parasezonale dhe ka fituar pas golit të Ramos nga pika e bardhë e penalltisë. Penallti që u fitua nga Messi, por ylli argjentinas ia besoi Ramos atë goditje dhe kjo gjë ka sjellë shumë reagime në rrjetet sociale.

“Sikur t’jua kishin thënë këtë 10 vite më parë…”- është ndoshta reagimi më i përhapur i futbolldashësve, të cilët pasi kanë parë Messin të provokonte një penallti dhe t’ia jepte topin Ramosit.

Në “Twitter” emri i argjentinasit është mbushur me këtë lloj fraze pas një gjesti të tillë. Ramos dhe Messi tregojnë një miqësi të madhe jashtë fushës dhe një harmoni shumë të mirë brenda saj.

Do të shohim nëse ishi i Real Madrid do të ketë më shumë minuta këtë vit dhe sërish do ketë dilema për të gjuajtur penallti, të shohim se çfarë do të ndodhë.