` . Ministria e Shëndetësisë kërkon respektimin e protokolleve në plazhe dhe pishina - TV SHENJA

Ministria e Shëndetësisë kërkon respektimin e protokolleve në plazhe dhe pishina

Ministria e Shëndetësisë apelon që të respektohen protokollet e miratuara nga Komisioni për sëmundje infektive, të cilat kanë të bëjnë me punën e pishinave dhe plazheve gjatë pandemisë me Kovid-19, si nga ana e vizitorëve, ashtu edhe nga ana e të punësuarve.

Rekomandimet, përfshijnë rregulla të veprimit në plazhe, të cilat kanë të bëjnë me të gjithë personat e punësuar dhe vizitorët për mbajtjen e maskave, vende të qasshme dhe të dukshme për mjete për dezinfektim të duarve, distancë fizike prej 1,5 deri 2 metra, përfshirë edhe gjatë qëndrimit në ujë, si dhe kufizimin e numrit të vizitorëve në plazh, në pajtim me madhësinë e sipërfaqes, respektivisht maksimum 15 vizitorë në 100 metra katrorë.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Në pajtim me protokollin për punë në plazhe, gjatë pandemisë me Kovid-19, përveç respektimit të obliguar të masave themelore parandaluese: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike prej 2 metrave, larje e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun, ose me mjete për dezinfektim, parashikohet edhe pastrim i rregullt dhe dezinfektim i rrethinës së plazheve dhe informim i saktë dhe i dukshëm i vizitorëve me material informativo-edukativ, lidhur me respektimin e masave themelore parandaluese dhe mënyren e sjelljes dhe informim tonik për respektim të rekomandimeve”

Në plazhe  është e obligueshme që mes çadrave të vendosura të sigurohet distancë minimale prej katër metrave, ndërsa distancë prej 1,5 deri 2 metra mes shazlloneve të vendosura nën çadrat fqinje. Shazllonet në mënyrë të obliguar të dezinfektohen para dhe pas përdorimit të çdo vizitori, ndërsa çdo person në mënyrë të obliguar të vendos peshqir në shazllonin para se ta përdorë.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Ndalohen sportet në grupe si volejboll në plazh dhe është i obliguar përcaktimi i personave, të cilët do ta kontrollojnë numrin e vizitorëve dhe zbatimin e masave. Për shfrytëzimin e shërbimeve hotelierike rekomandohet respektimi i protokollit për veprimtari në hotelierinë në kushte të pandemisë me Kovid-19” .

Lidhur me punën dhe funksionimin e pishinave, në protokollin për punë të pishinave në kohë të pandemisë me Kovid-19, krahas respektimit të masave themelore parandaluese për mbrojtje personale, u konfirmua  që para sporteleve për shitje të biletave, të shënohet distancë prej 1,5 deri 2 metra.

Medina Ajeti /SHENJA/