` . Ministria e Shëndetësisë: Inkurajuese është rritja lineare e të infektuarve gjatë 15 ditëve të fundit - TV-SHENJA

Ministria e Shëndetësisë: Inkurajuese është rritja lineare e të infektuarve gjatë 15 ditëve të fundit

Sipas Ministrisë
së Shëndetësisë  rritja lineare e të
infektuarve me koronavirusin gjatë 15 ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut
është inkurajuese.

“Edhe pse është ende herët të sjellim përfundim,
rritja lineare e të sëmurëve gjatë 15 ditëve të fundit është inkurajuese. Kemi
numër të të sëmurëve përafërsisht të njëjtë për çdo ditë. Ky ishte qëllimi ynë
që nga fillimi, me këtë trend sistemi ynë shëndetësor do të mund t’i shërbejë
qytetarët dhe të përballet mirë me virusin korona. Kulmi i epidemisë ende nuk
ka ardhur dhe tash është e nevojshme të gjithë të jemi të disiplinuar dhe t’i
ndjekim pa përjashtim masat dhe rekomandimet”, thonë nga Ministria e
Shëndetësisë.

Bashkërisht me këtë, ata kanë publikuar edhe
infografikë me të dhënat se si ka ndryshuar numri i të infektuarve për 15 ditët
e fundit.