Ministria e Drejtësisë do të dorëzojë kërkesa të reja për ekstradimin e Gruevskit, Ismailoviqit dhe Demirit

Ministria e Drejtësisë do të dorëzojë kërkesa të reja për ekstradimin e Gruevskit, Ismailoviqit dhe Demirit

Ministria e Drejtësisë njoftoi se në periudhën e ardhshme do të paraqesë kërkesa të reja për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar dhe akuzuar në disa raste dhe po qëndron si azilkërkues në Hungari, si dhe për Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, të cilët janë në arrati në Kosovë.

Siç thuhet në njoftim, për Nikolla Gruevskin janë dërguar një kërkesë për ekstradim nga nëntori 2018 dhe një shtesë në kërkesën për ekstradim nga qershori 2019. Është kërkuar ekstradim për të gjitha rastet për të cilat kemi ditur se janë duke u zhvilluar procedura para organeve të drejtësisë maqedonase, përkatësisht për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar urdhër. Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 05.08.2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe sipas ligjit të tyre personi nuk mund të dorëzohet në vendin nga i cili ka ikur. Situata me të gjitha proceset gjyqësore po monitorohet me kujdes dhe Ministria e Drejtësisë do të veprojë në përputhje me rrethanat dhe do të paraqesë një kërkesë të re për ekstradim.

Për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, Republika e Kosovës ka kërkuar ekstradim për herë të parë më 15 mars 2013. Kërkesa për ekstradim ishte refuzuar me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të tetorit të vitit 2015, të konfirmuar nga Gjykata e Apelit e Kosovës në janar të vitit 2016. Për të dy ata u kërkua sërish ekstradim më 5 shtator 2018. Më datë 08.10.2021, Ministria e Drejtësisë së Kosovës është marrë njoftim se Ismailoviqit i është refuzuar ekstradimi dhe për Demirin nuk ka pasur përgjigje. Në procedurë është siguruar gjithçka që është kërkuar nga autoritetet e Kosovës.