Ministria e Arsimit ende pa vendim për shtyrje e semestrit të dytë (Video)

Ministria e Arsimit ende pa vendim për shtyrje e semestrit të dytë (Video)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk ka sjellur vendim nëse do të fillojë ose do të shtyhet pushimi dimëror i nxënësve edhe përkundër asaj se çdo ditë ka raste të reja të paraqitjes së fruthit. Kjo pasi sipas kësaj ministrie një gjë e tillë nuk ju është kërkuar, gjegjësisht sipas tyre vendimin duhet ta sjellë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“Për momentin nuk ka asnjë qëndrim institucional për prolongimin e fillimit të gjysmëvjetorit nga data 21.01.2019, pasi deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk është kërkuar një gjë e tillë. Që MASH të sjell vendim për shtyrjen eventuale të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, nevojitet që paraprakisht të jetë nxjerr vendim përkatës nga ana e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në Republikën e Maqedonisë, gjë e cila nuk ka ndodhur deri tani”.

Ndërkaq  sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë regjistruar 26 raste me fruth. Ndërsa numri i personave të vaksinuar ka arritur në 2008 persona.

Më datë 2 janar Ministria e Shëndetësisë përshkak të paraqitjes së fillimisht 12 rasteve të fruthit, prej të cilave 6 kishin pasqyrë të qartë klinike të futhit dhe për 6 tjerat do duhej të bëheshin edhe analiza shtesë,  shpalli gjendje epidemie. Pas këtij vendimi, fëmijët rrepsisht u ndalua që të dërgohen në shkollë ose çerdhe. Por me qenë se për nxënësit vijonte pushimi dimëror, për çerdhet që do të pranonin fëmijë të pa vaksionuar, pasonin denime. Një ditë më vonë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëri të ditur se prindët të cilët nuk do t’i vaksinonin fëmijët e tyre, do të sanksionoheshin nga 350 deri 650 euro. Pas këtij paralajëmrimi, për vetëm dy ditë në poliklinikat e Shkupit gjegjësishtë në “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, u vaksinuan rreth 900 persona. Ndërsa për fundjavë këto poliklinika punuan edhe në dy ndërrime, kështu që ditët e para numri i personave të vaksinuar sa shkonte e rritej.

Interesimi filloi të zbehej kur në opinion qarkulluan informacione se vaksinat janë me afat të skaduar dhe se të njejtat mund të shkaktonin efekte anësore. Më pas Agjencia për Barna dhe Mjete Ndihmëse Mjekësore të Republikës së Maqedonisë MALMED nga inspektimi në terren zbuloi se rreth 500 vaksina MRP ishin të ngjitura deklarata të gabuara me afat të skaduar të përdorimit, të cilat ishin gjetur në 11 pikat e vaksinimit në vend. Këtë e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët e përmirsuan shifrën dhe njoftuan se bëhet fjalë për 635 vaksina me deklarata të gabuara me afat të skaduar të përdorimit.  Nga Agjencia e barnave paralajmëruan se do të ketë denime për kompaninë e “Makedijalek”, por edhe më tej nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Emine Ismaili /SHENJA/