Ministri serb: Do të mbrojmë interesat kombëtare, përfshirë Kosovën

Ministri serb: Do të mbrojmë interesat kombëtare, përfshirë Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç deklaroi se Serbia do të vazdhojë të mbrojë interesat kombëtare, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën.

Në një intervistë për RTS, ai theksoi se dialogu dhe ulja në tryezën e bisedimeve nuk janë vënë asnjëherë në pikëpyetje në Beograd.

“Nëse dikush ka treguar përkushtim ndaj dialogut, ne i kemi treguar edhe presidentit Vuçiç. Është shumë e rëndësishme që të dini se çfarë po diskutohet kur uleni në tryezë dhe të dini nëse ka kuptim të bisedoni apo po largoheni kur ddikush ju ofendon, poshtëron dhe abuzon me faktin që jeni takuar”, tha Selakoviç.

Sipas tij, politika e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës është e gjallë dhe aktive.

“Prishtina është ajo që ka thyer marrëveshjet dhe vendosi në mënyrë të njëanshme të aplikojë për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe ne nuk do të rrimë duarkryq”, nënvizoi zyrtari serb.