Ministri Sali: Për 3 vite në spitalin “Zhan Mitrev” janë kryer 3 kontrolle të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme

Ministri Sali: Për 3 vite në spitalin “Zhan Mitrev” janë kryer 3 kontrolle të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në konferecën e sotme për media tha se Inspektorati Sanitar Shëndetësisë për 3 vite ka kryer 3 kontrolle të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme në spitalin “Zhan Mitrev”

 “Në 3 vite Inspektorati Sanitar Shëndetësorë ka kryer 45 kontrolle të rregullta dhe 55 të jashtëzakonshme në 12 spitale private. Në spitalin “Zhan Mitrev” janë kryer 3 kontrolle të rregullta dhe 9 kontrolle të jashtëzakonshme. Si person, si mjek dhe profesionist ndje përgjegjësi të thellë dhe jam i vendosur që këtë rast ta çoj deri në fund. Duhet të ketë një sistem që funksionon dhe mbron qytetarët”, tha Sali. /SHENJA/