Ministri izraelit: Nuk do t’i dërgojmë armë Ukrainës dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë

Ministri izraelit: Nuk do t’i dërgojmë armë Ukrainës dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë

Pasi që ministri izraelit i Drejtësisë, Nachman Shai, tha se është momenti i fundit që Izraeli ta ndihmojë Ukrainën me armë, deklaratat e tij befasuan një sërë anëtarësh të qeverisë, kurse ministri izraelit i Diasporës, Gideon Saar, ka bërë të ditur se nuk do të ketë kurrfarë ndihme ushtarake në Ukrainë.

“Mbështetja jonë në Ukrainë nuk përfshin dhe nuk do të përfshijë dërgimin e çfarëdo armëve. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë”, theksoi Saar gjatë një interviste dhënë për një radio izraelite, pasi qeveria izraelite refuzoi të zhvillohet biseda telefonike mes ministrit ukrainas të Mbrojtjes dhe homologut të tij izraelit, transmeton Telegrafi.

E Shai të dielën pati thënë se Izraeli duhet ta ndihmojë Ukrainën, duke marrë parasysh faktin që Irani i ka dërguar Rusisë raketa balistike.

Në anën tjetër, Irani këto pretendime i ka mohuar kategorikisht, kurse ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, theksoi se dërgimi i armëve në Ukrainë do të shkatërronte marrëdhëniet diplomatike mes Izraelit dhe Rusisë.

Ukraina prej fillimit të luftës ka këmbëngulur që Izraeli t’i dërgojë sisteme mbrojtëse kundërajrore, e Zelensky muajin e kaluar para gazetarëve francezë tha se është i shokuar me refuzimin e Tel Avivit.

Ndryshe, ministri ukrainas Dmytro Kuleba, ka deklaruar të martën që qeveria do t’i bëjë kërkesë zyrtarë Izraelit – duke kërkuar sërish armatosjen e këtij vendi, e mediat izraelite raportojnë se takimi mes dy palëve mund të ndodhë të enjten. /Telegrafi/