Ministri i Jashtëm hungarez: BE nuk duhet të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm hungarez: BE nuk duhet të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të konsiderojë sanksione të reja kundër Rusisë pasi kjo vetëm do të thellonte krizën e furnizimit me energji dhe do të dëmtonte Evropën.

“BE-ja duhet të ndalojë së përmenduri një paketë të tetë sanksionesh, duhet të ndalojë shënjimin e masave që vetëm do të thellojnë më tej krizën e furnizimit me energji”, tha Peter Szijjarto për Reuters.

Kjo deklaratë e kryediplomatit hungarez, vjen pasi Komisioni Europian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë eurove fonde për Hungarinë, teksa pret që Budapesti të përmbushë reformat e premtuara sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Bashkimi Evropian dhe Hungaria prej muajsh kanë mosmarrëveshje, me Brukselin që dyshon se Qeveria e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban po minon sundimin e ligjit dhe po shfrytëzon paratë e BE-së për të pasuruar miqtë e tij. Mosmarrëveshet kanë të bëjnë edhe me qëndrimin jo të unifikuar të Hungarisë më BE-në për luftën në Ukrainë dhe qasjen ndaj Rusisë. /abcnews.al