Ministri Goran Milevski, nesër do të deponojë dorëheqjen

Ministri Goran Milevski, nesër do të deponojë dorëheqjen

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski nesër do të dorëzojë dorëheqjen në Qeveri. Siç deklaroi Milevski, tërhiqet nga posti ministror për shkaqe personale.

Përveç nga Qeveria, Milevski tërhiqet edhe nga pozita udhëheqëse në PLD, ndërsa për pasardhësin e tij ende vazhdon debati brenda partisë. Për momentin vetëm deputetja Monika Zajkova konfirmoi se ka ambicie që ta zëvendësojë Milevskin.