Milloshoski: Marrëveshja me Bullgarinë dhe Greqinë do të bëhet pjesë e kornizës negociuese me BE-në

Milloshoski: Marrëveshja me Bullgarinë dhe Greqinë do të bëhet pjesë e kornizës negociuese me BE-në

Deputeti i VMRO-DPMNE-së në rrjetin e tij social fejsbuk ka publikuar një dokument, që pretendon se është pejsë e propozimit francez për kornizën negociuese të bisedimeve me BE-në. Sipas dokumentit, marrëveshjet bilaterale me Greqinë, respektivisht Marrëveshja e Prespës, dhe marrëveshja me Bullgarinë bëhet pjesë e kornizës negociuese, bashkë me procesverbalet e Komisionit Historik. Në këtë dokument gjithashtu bëhet fjalë edhe për hapjen e Kushtetutës, për përfshirjen e pakicave të vogla. Deputeti Milloshovski akuzon kryeministrin Kovaçevski se ka pasur akses në këtë tekst para disa javësh, por me ministrat Bujar Osmani dhe Mariçiq nuk arritën ta mbrojnë parimin bazë të cilin e mbrojnë shumë miq të BE-së.