Milioneri rus gjendet i vdekur në Indi, dyshohet se ra nga një dritare hoteli

Milioneri rus gjendet i vdekur në Indi, dyshohet se ra nga një dritare hoteli

Manjati rus i sallamit, Pavel Antov, është gjetur i vdekur në një hotel indian, dy ditë pasi një shok i tij kishte vdekur në të njëjtin udhëtim.

Ata po vizitonin shtetin lindor të Odishas, derisa milioneri, i cili ishte po ashtu politikan lokal, po festonte ditëlindjen e tij në hotel, raportoi BBC-ja.

Antov ka qenë një figurë e njohur ne qytetin Vladimir, në lindje të Moskës.

Verën e kaluar ai e kishte mohuar se ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë, pasi ishte shfaqur një mesazh në llogarinë e tij në WhatsApp.

Vdekja e tij është e fundit në një seri vdekjesh të pashpjegueshme ku përfshihen manjatët rusë, që kur ka nisur lufta ruse në Ukrainë, shumica prej të cilëve e ka kritikuar hapur atë.

Mediat ruse kanë raportuar se Antov, 65-vjeçar ka rënë nga një dritare hoteli në qytetin Rayagada të Indisë, të dielën. Anëtar tjetër i grupit të tij, Vladimir Budanov, ka vdekur në të njëjtin hotel.