` . Milicët e Hafarit shkelin armëpushimin pas konferencës në Berlin - TV-SHENJA

Milicët e Hafarit shkelin armëpushimin pas konferencës në Berlin

Milicët e liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar shkelën armëpushimin pas konferencës në Berlin duke kryer sulm me mortaja në rajonin Salahaddin në jug të kryeqytetit, raporton AA.

Në kryeqytetin Tripoli janë dëgjuar shpërthime pas konferencës ndërkombëtare e cila u zhvillua në Berlin me qëllim vendosjen e armëpushimit të përhershëm dhe fillimin e procesit politik në Libi.

Abulmalik el-Medeni, zëdhënësi i operacionit “Burkan el-Gadab” i forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me legjitimitet ndërkombëtar në Libi, në një deklaratë për AA tha se “Milicët e Khalifa Haftarit kanë shkelur armëpushimin duke kryer sulme të rastësishme me mortaja” në rajonin Selahaddin në jug të Tripolit.

Milicët e Haftarit në të njëjtën mënyrë kryen sulme me mortaja edhe në rajonin Hallatat të dielën ku palët libiane dhe komuniteti ndërkombëtar ishin mbledhur në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë sulmit me mortaja nga milicët e Haftarit, u goditën tankerët e naftës, shpërthyen zjarre dhe në qiellin e Tripolit u ngritën re të zeza tymi.