Milevski për propozimin francez: Mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të bëhen kushte evropiane

Milevski për propozimin francez: Mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të bëhen kushte evropiane

Kryetari i LDP-së, Goran Milevski, në profilin e tij në Facebook duke komentuar propozimin francez, për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka theksuar se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të bëhen kushte evropiane.
“Mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të bëhen kushte evropiane, sikurse mosmarrëveshja mes Sllovenisë dhe Kroacisë që nuk ishte problem për hyrjen e Kroacisë në BE. Integrimi evropian i Maqedonisë nuk duhet të mbetet peng i frustrimeve të Bullgarisë. Çdo zgjidhje e propozuar duhet të miratohet nga Kuvendi i Maqedonisë. Gjuha nuk mund të jetë kompromis, sepse tashmë është çështje e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës”, ka thënë Milevski.
Milevski ka shtuar se Marrëveshja e Prespës gjithashtu garantoi hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE.