Milevski: Kemi ardhur në Tbilisi që të fitojmë

Milevski: Kemi ardhur në Tbilisi që të fitojmë

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër përballet me Gjeorgjinë në kuadër të xhiros së parafundit të Ligës së Kombeve. Seleksionuesi Bllagoja Milevski do të vuajë mungesën e futbollistëve si Arijan Ademi, Valon Ethemi, Stefan Ristovski e Darko Çurlinovski.

Në konferencën për media seleksionuesi Milevksi tha se kanë ardhur në Tbilisi që të fitojnë.

“Asnjëherë nuk kthehen në të kaluarën. A janë skuadër me kualitative se e jona do të tregojë koha. Luajnë futboll të ndryshëm nga e kaluara, mirëpo ne jemi të gatshëm që të përmirësojmë gabimet që i bëmë në Shkup. Nesë nuk mendomin se do të fitonim nuk do të ishim këtu. Edhe në Shkup merituam më shumë, mirëpo futbolli është i tillë dhe jo gjithmonë fiton më i miri. Kemi ardhur që nesër të fitojmë”, u shpreh Milevski. /SHENJA/