Milevski: Humbëm për shkak të gabimeve tona edhe pse merituam më shumë

Milevski: Humbëm për shkak të gabimeve tona edhe pse merituam më shumë

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut nuk arriti që nëpërmjet Ligës së Kombeve të sigurojë plej-ofin për kualifimin në kampionatin evropian në Gjermani. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski u mposhtën sonte nga Gjeorgjia në Tbilisi me rezultatin 2:0 dhe tash numëron 6 pikë më pak se vendi i parë.

Në konferencë për shtyp Milevski tha është krenar me futbollistët e tij dhe me mënyrësn se si ata luajtën sonte.

“Urime Gjeorgjisë për fitoren dhe vendin e parë ne grup. Jam krenar me futbollistët dhe mënyrën se si ata luajtën. Humbëm për shkak të gabimeve tona dhe pse merituam më shumë. Dominuan krijuam raste, mirëpo ja nuk arritë që të shënojmë gol. Asnjë prej rasteve të cilat i krijuam nuk në mënyrë të rastësishme. Megjithatë në të ardhmen duhet të jemi më të koncetruar dhe të jemi me konkretë në finalizim”, u shpreh Milevski. /SHENJA/